Bota e Lajmeve
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • ROZE
  • SHËNDETËSI
  • TECH
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • ROZE
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
Bota e Lajmeve
Home AKTUALE

Vitia: Urgjente përmirësimi i shërbimeve shëndetësore, planifikohen afër 42 milionë euro

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia theksoi sot urgjencën e përmirësimit të shërbimeve shëndetësore, si një prej prioriteteve kryesore të Qeverisë Kurti.

Bote Lajmeve by Bote Lajmeve
5 days ago
in AKTUALE, Lajme
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Ai këto komente i bëri në punëtorinë e organizuar nga grupi punues kyç për hartimin e Planit Strategjik për zbatimin e fizibilitetit dhe raportit shtesë për studimin “Ngritja e infrastrukturës dhe pajisjeve për kujdesin dytësor dhe tretësor”.

ADVERTISEMENT
Sipas ministrit, është hera e parë që ka një plan të tillë strategjik për ngritjen e infrastrukturës dhe pajisjeve për kujdesin dytësor dhe tretësor.

“E dimë që janë probleme sistemike, por nga stafi shëndetësor nuk mund të kërkojmë maksimumin kur mungojnë parakushtet për të ofruar shërbime sa më cilësore për qytetarët tanë që është edhe objektivi kryesor. Pasi shëndetësia është një prej prioriteteve të Qeverisë së Kosovës, gjë që dëshmohet edhe me rritjen e buxhetit që është më i larti deri më tani, si dhe me donatorët tanë të cilët kanë shprehur gatishmërinë, ky plan sado ambicioz, do të jetë i realizueshëm”, deklaroi Vitia.

Ai u shpreh se të gjithë duhet të bërë maksimumin për të ngritur nivelin e shërbimeve shëndetësore dhe se “të gjithë jemi para një përgjegjësie të jashtëzakonshme për mirëqenien dhe shëndetin e qytetarëve tanë”.

Sipas tij, kjo arrihet vetëm duke i diskutuar problemet, nevojat dhe kërkesat, e jo duke i fshehur ato.

“Grupi punues në Planin e veprimit ka përcaktuar propozimet e dala nga studimi me qëllim të ngritjes së cilësisë së shërbimeve shëndetësore në një periudhë afatshkurtër. Disa nga objektivat e grupit punues janë riorganizimi i shërbimeve shëndetësore sekondare dhe terciare në spitalet e përgjithshme, adaptimi i numrit të shtretërve spitalorë nevojave të shërbimeve spitalore për pacientë, modalitetet e financimit dhe sigurimit të pajisjeve të domosdoshme mjekësore, pagesa sipas performances të profesionistëve shëndetësor, janë disa nga objektivat e përfshira në Planin Strategjik të përpiluar nga përfaqësuesit e MSh, SHSKUK, spitaleve të përgjithshme dhe përfaqësues të tjerë në sektorit te shëndetësisë”.

“Ky aktivitet bazohet në studimin e fizibilitetit në kuadër te Kornizës Investuese të Ballkanit Perëndimor (WBIF) që është realizuar në vitin 2022, por meqenëse gjatë periudhës 2018-2022 janë siguruar pajisje, Ministria në vitin 2022 ka bërë ri-vlerësimin e studimit të parë që synon sigurimin e pajisjeve për nivelin dytësor dhe tretësor”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Ky studim është miratuar nga Mekanizmat e Kornizës Investuese të Ballkanit Perëndimor dhe pritet hartimi i planit të veprimit.

Propozimi për koston e projektit është 41 milionë e 67 mijë e 355 euro.

Lexo edhe

Aksidentohet autobusi në Peru, 25 të vdekur
Lajme

Aksidentohet autobusi në Peru, 25 të vdekur

January 29, 2023
Kurti e takon Abazoviqin për herë të parë pasi u bë kryeministër
Lajme

Asociacioni i komunave nuk duhet të krijohet në baza etnike

January 29, 2023
Nuk u arrit 100% synimi i dëshiruar nga reciprociteti, por rezultati është në favor të Kosovës
Lajme

Ide gjeniale, të rrëzohet ai që ka marr mbi 50%, të vijë në pushtet PSD me 0%

January 29, 2023
AKTUALE

Gazeta zvicerane “NZZ”: BE-ja po e përpunon Serbinë, amerikanët të ngarkuar me Kosovën

January 28, 2023
Ishalla e rrëzojnë Albinin, le t’i merr 70% se me 50 diqysh palidhje
Lajme

Ishalla e rrëzojnë Albinin, le t’i merr 70% se me 50 diqysh palidhje

January 28, 2023
AKTUALE

Liberalizimi i vizave për Kosovën, eurodeputeti Mandl: Edhe unë e kam humbur durimin

January 28, 2023
Aksidentohet autobusi në Peru, 25 të vdekur
Lajme

Aksidentohet autobusi në Peru, 25 të vdekur

by botaelajmeve.info
January 29, 2023
0

Një autobus pasagjerësh ra në një humnerë në veri të Perusë të shtunën duke lënë të paktën 25 persona të...

Read more
Dëmtimi i stadiumit, Drenica kërkon ndihmë nga FFK-ja

Dëmtimi i stadiumit, Drenica kërkon ndihmë nga FFK-ja

January 29, 2023
Shirat e rrëmbyeshëm mbysin tre persona në Zelandë të Re, të paktën një i zhdukur

Shirat e rrëmbyeshëm mbysin tre persona në Zelandë të Re, të paktën një i zhdukur

January 29, 2023
Kurti e takon Abazoviqin për herë të parë pasi u bë kryeministër

Asociacioni i komunave nuk duhet të krijohet në baza etnike

January 29, 2023
Prishtina fiton me përmbysje derbin kundër Penzës

Prishtina fiton me përmbysje derbin kundër Penzës

January 29, 2023
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • ROZE
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 botaelajmeve.info

No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • ROZE
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 botaelajmeve.info