Bota e Lajmeve
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • ROZE
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • ROZE
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
Bota e Lajmeve
Home Lajme

Vuçiq po e shton agresivitetin ndaj Kosovës, s’po i pëlqen përparimi jonë

botaelajmeve.info by botaelajmeve.info
6 days ago
in Lajme
A A
Vuçiq po e shton agresivitetin ndaj Kosovës, s’po i pëlqen përparimi jonë
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, po bëhet më agresiv ndaj Kosovës për shkak se s’po i pëlqen përparimi i Kosovës dhe se s’po mund të shkëputet nga Kremlini.

“Presidenti i Serbisë është duke e shtuar agresivitetin ndaj Kosovës dhe besoj që kjo në njërën anë ka të bëjë me suksesin e shtetit të Kosovës sepse ne po përparojmë në të gjitha fushat dhe kjo i pengon atij dhe në anën tjetër ka të bëjë edhe me situatën në Ukrainë pas invazionit rus ku Beogradi s’po arrin të shkëputet nga Kremlini, përkundrazi edhe më tej po mban anën e agresionit ushtarak duke mos e dënuar atë dhe duke mos vendosur sanksione”.

Kurti, në një intervistë për televizionin publik, tha se ka ardhur koha që ShBA-ja dhe BE-ja t’i tregojnë Beogradit se nuk mund të vazhdojë me këtë avaz..

“Unë jam optimist për Kosovën, Republikën tonë, ekonominë tonë, por në anën tjetër besoj që BE-ja dhe ShBA-ja janë duke e kuptuar se kush është problem për paqen e qëndrueshme, stabilitetin afatgjatë, sigurinë rajonale dhe prosperitetin e të gjithëve. Adresa është në Beograd, ne e bëjmë punën tonë, por do të duhej që edhe kancelaritë perëndimore përfundimisht t’i tregojnë Beogradit që nuk mund të vazhdohet kësisoj”.

Shefi i qeverisë tha se Kosova është gati që të bëhet pjesë e KiE-së, derisa beson se edhe i ka votat e mjaftueshme për anëtarësim në këtë organizatë ndërkombëtare.

“Kosova është vendi më demokratik në Ballkanin Perëndimor, rritja ekonomike është bërë dyshifrore dhe sa i përket lirisë së medieve, luftimit të korrupsionit dhe sundimit të ligjit jemi të parët në rajon, andaj ne gjithsesi jemi të gatshëm. Gatishmëria jonë duhet të hasë në gatishmërinë e vendeve të cilat I përkasin Këshillit të Evropës. Më shumë se 2/3-at e tyre janë vende njohëse, por besoj se do të ketë parlamentarë edhe nga vendet mosnjohëse që do ta shprehin solidaritetin dhe drejtësinë me votën për anëtarësimin e Kosovës në KiE”, deklaroi ai nga Ajova e ShBA-së.

Lexo edhe

AKTUALE

E mbrojti “Ballkanin e Hapur”, Edi Ramës i vjen reagimi nga kabineti i kryeministrit Kurti

May 19, 2022
AKTUALE

MPJD për aksidentin në Austri: Gjendja e të lënduarve është jashtë rrezikut për jetë

May 19, 2022
AKTUALE

Dugolli, Berishës: Debati është thirrur pas agresionit rus ndaj Ukrainës, jo për Trust e pagë minimale

May 19, 2022
AKTUALE

Lajçak në Washington koordinohet me amerikanët për marrëveshjen Kosovë-Serbi

May 19, 2022
Osmani: Largimi i gazit rus, vendimi më i duhur në Evropë
Lajme

Osmani: Largimi i gazit rus, vendimi më i duhur në Evropë

May 19, 2022
Kuvendi e miraton Projektligjin për Turizmin
Lajme

Kuvendi e miraton Projektligjin për Turizmin

May 19, 2022
AKTUALE

E mbrojti “Ballkanin e Hapur”, Edi Ramës i vjen reagimi nga kabineti i kryeministrit Kurti

by Bote Lajmeve
May 19, 2022
0

Jeton Zulfaj, këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, i ka reaguar kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili e mbrojti iniciativën...

Read more

MPJD për aksidentin në Austri: Gjendja e të lënduarve është jashtë rrezikut për jetë

May 19, 2022

Dugolli, Berishës: Debati është thirrur pas agresionit rus ndaj Ukrainës, jo për Trust e pagë minimale

May 19, 2022

Lajçak në Washington koordinohet me amerikanët për marrëveshjen Kosovë-Serbi

May 19, 2022

Rëndësia e burimeve njerëzore në bizneset kosovare

May 19, 2022
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • ROZE
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 botaelajmeve.info

No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • ROZE
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 botaelajmeve.info