Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandër Vulin, i ka paralajmëruar protestuesit anti-LGBT që sulmuan policinë serbe gjatë paradës “Europride”.
Më 18 shtator në Beograd ishte mbajtur parada më e madhe e komunitetit LGBT.
Por protestuesit e të djathtës ekstreme, me bindje fetare ortodokse e kundërshtuan edhe me protesta të dhunshme këtë organizim.
E ndaj tyre ka paralajmëruar masa Vulin, ka raportuar Tanjug.
Po ashtu, Vulin ka thënë se do të ngrihen kallëzime penale edhe ndaj disa pjesëmarrësve në “Europride”.
Të drejtat e komunitetit LGBT janë temë që shkaktojnë shpesh debate, sidomos në mes të botëkuptimeve liberale e konservatore.
Serbia e kishte publikuar lajmin se do ta anulojë këtë paradë, por më pas pasoi insistimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian që parada të mbahet.