Amir Rrahmani është duke ushtruar intensivisht për ta “kapur” fundin e sezonit.
Mediat italiane raportojnë se futbollisti kosovar është duke bërë ushtrime të specifikuara dhe individuale, ndërsa rikthimi i tij pritet të ndodhë më 18 prill.
Lajmin e ka bërë të ditur mediumi italian “La Repubblica”, sipas të së cilit qendërmbrojtësi me përvojë mund të jetë në dispozicion të trajnerit Antonio Conte për duelin e rëndësishëm me Lazion, të cilin napolitanët do ta lyajnë në stadiumin “Maradona”, përcjell “Gazeta Express”.
Ndonëse pritej që kapiteni i Kombëtares së Kosovës të rikthehet në pjesën e parë të prillit, një gjë e tillë nuk po ndodhë.
Rrahmani ka mbetur jashtë fushave të blerta që nga muaji shkurt, respektivisht ishte lënduar në duel me Romën.
Ai mungoi edhe në dy ndeshjet vendimtare të Kombëtares së Kosovës për t’u kualifikuar në Botëror, ndaj Rumanisë dhe kundër Turqisë në muajin mars.



Të tjera
Vritet gjyqtari gjatë ndeshjes në Ekuador
Ligjvënësit e BE-së kërkojnë veprim pasi peticioni për pezullimin e marrëveshjes BE-Izrael kalon 1 milion nënshkrime
Dalin pensionet e moshës dhe ato kontribuuese