Kandidatja për deputete, Albena Reshitaj, ka publikuar një fotografi ku shihen kandidatja për presidente, Vjosa Osmani, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.
Në postimin e saj në Facebook, Reshitaj ka shkruar se takimi do të mbahet në Zvicër, pranë bashkatdhetarëve, duke theksuar mesazhin e bashkimit dhe përkushtimit ndaj vendit.
“Drejt Zvicrës, pranë bashkatdhetarëve tanë. Bashkë për Kosovën, me besim, unitet dhe dashni për vendin”, ka shkruar ajo.
Fotografia ka tërhequr vëmendje në rrjetet sociale, duke u komentuar si një paraqitje e përbashkët e figurave të rëndësishme politike kosovare në diasporë.



Të tjera
Zvicra bën bashkë Osmanin, Abdixhikun dhe Ramën
A e bashkoi apo e përçau Osmani LDK-në? Haziri: Qëllimi është i përbashkët – ta kthejmë LDK-në në rolin e saj
Kurti në Zvicër: Patriotizmi më i lartë është arsimi cilësor