𝐔𝐭𝐚 đˆđ›đ«đšđĄđąđŠđą đ›đšđŹđĄđ€đšđĄđžđ­ 𝐩𝐞 Ă‡đžđ€đźđ§ đ§Ă« đ­đšđ€đąđŠđąđ§ 𝐩𝐞 đ›đšđ§đšđ«Ă«đ­ 𝐞 đ“đšđźđ€đ›đšđĄĂ§đžđŹ

𝐔𝐭𝐚 đˆđ›đ«đšđĄđąđŠđą đ›đšđŹđĄđ€đšđĄđžđ­ 𝐩𝐞 Ă‡đžđ€đźđ§ đ§Ă« đ­đšđ€đąđŠđąđ§ 𝐩𝐞 đ›đšđ§đšđ«Ă«đ­ 𝐞 đ“đšđźđ€đ›đšđĄĂ§đžđŹ

Kandidati pĂ«r kryetar tĂ« PrishtinĂ«s, Hajrulla Çeku, ka zhvilluar njĂ« takim me banorĂ«t e lagjes Taukbahçe, ku mori pjesĂ« edhe alpinistja e njohur, Uta Ibrahimi.

Ai tha se fushata e tij po zhvillohet përmes bashkëbisedimeve të drejtpërdrejta me qytetarët, nga të cilat merr energji, por edhe dëshmi të qarta se banorët ndihen të neglizhuar nga niveli lokal i qeverisjes.

NĂ« diskutimin me banorĂ«t, Çeku u ndal te problemet e pĂ«rditshme tĂ« lagjes dhe te potenciali i madh i bizneseve lokale, tĂ« cilat, sipas tij, mungojnĂ« nĂ« pĂ«rkrahje.

Ai prezantoi disa nga zgjidhjet konkrete për këtë lagje: rregullim rrugësh dhe trotuareve, vendosje të ndriçimit publik, mbështetje për bizneset lokale përmes fondeve e lehtësirave, si dhe sigurim të shërbimeve komunale të qasshme në nivel lagjeje.

“Taukbahçe, si shumĂ« lagje tĂ« tjera, ka nevojĂ« pĂ«r shĂ«rbime tĂ« afĂ«rta, infrastrukturĂ« tĂ« mirĂ« dhe hapĂ«sira pĂ«r komunitetin. Prishtina duhet tĂ« jetĂ« njĂ« qytet qĂ« funksionon pĂ«r secilin, me lagje tĂ« gjalla, tĂ« mbĂ«shtetura dhe me zgjidhje tĂ« qarta pĂ«r sfidat e pĂ«rditshme,” tha Çeku.

The post 𝐔𝐭𝐚 đˆđ›đ«đšđĄđąđŠđą đ›đšđŹđĄđ€đšđĄđžđ­ 𝐩𝐞 Ă‡đžđ€đźđ§ đ§Ă« đ­đšđ€đąđŠđąđ§ 𝐩𝐞 đ›đšđ§đšđ«Ă«đ­ 𝐞 đ“đšđźđ€đ›đšđĄĂ§đžđŹ appeared first on Kosovapost.net.