Policia e Kosovës dje gjatë një kontrolli në veri ka gjetur edhe sekuestruar 140 kilogramë eksplozivë.
Ky material shpërthyes është i prodhuar në Serbi.
Për këtë sot në edicionin më të ri të Info Magazine, ka folur shefi i Planifikimit në Operativën e Policisë në veri, Erduan Baliqi.
“Eksplozivi përmban tiketën që është i vitit të prodhimit në vitin 2014-të. Më tutje nuk mund të flasim më shumë rreth kësaj çështje”, deklaroi Baliqi në Klan Kosova.
Ai theksoi se në veri është rritur dukshëm bashkëpunimi dhe raportimi i rasteve nga ana e qytetarëve.
“Andaj edhe ne i thërrasim të gjithë qytetarët e Kosovës, pavarësisht etnisë që çdo informacion që e posedojnë për ndonjë mjet të rrezikshëm, ose armatim ose eksplozivë, të bashkëpunojnë me ne dhe ne do t’i ndërmarrim të gjitha masat e duhura”, deklaroi Baliqi në Info Magazine.



Të tjera
Rinumërohen mbi 65% të votave, procesi përmbyllet në 23 komuna
Cila është mosha e duhur për ta lindur fëmijën e parë?
Janë prodhuar në Serbi më 2014