Një transaksion prej qindra mijëra eurosh mes Mërgim Lushtakut dhe kompanisë “Isa SH.P.K.” të biznesmenit Rrustem Dobra është bërë subjekt i hetimeve nga Prokuroria në Prishtinë. Transaksioni i dyshimtë i Mërgim Lushtakut, djalit të kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku, është bërë me një biznesmen që fiton tenderë në këtë komunë.
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar për Insajderin se janë në fazën e hetimeve.
E ndaj këtij lajmi ka reaguar Luan Gacaferri, anëtarë i Partisë GUXO .
Jo bre këta e kanë dertin e Kosovës, nuk bojnë ksi sene
Albini i “keq” nuk po na le m’ja bajt dertin Kosovës “, shkruan Gacaferri në postimin e tij në Facebook.
Ndryshe, në përgjigjen e prokurorisë lidhur me rastin thuhet se do të angazhojnë edhe një ekspert për të kryer ekspertizë financiare.
“Lidhur me pyetjen tuaj, ju njoftojmë se Prokurori i shtetit është duke e trajtuar ketë çështje. Gjithashtu ai ka autorizuar Policinë e Kosovës për ndërmarrjen e veprimeve shtesë hetimore. Në vijim, pritet të angazhohet edhe një ekspert për kryerjen e ekspertizës financiare lidhur me rastin në fjalë“, tha prokuroria.
Media merr vesh se fillimisht denoncimi ishte bërë nga një hetues në Administratën Tatimore të Kosovës.



Të tjera
Dënohet me një vjet bur*gim me kusht A.I që kër*cënoi gazetarët në Gjykatë
Kërkesa e presidentes për mineralin erdhi vetëm një ditë para udhëtimit
Hata në NBA, basketbollisti shënon 83 pikë në një ndeshje