Komunat e Kosovës po përballen me rreziqe të mëdha financiare si pasojë e moszbatimit të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese nr. KO79/23 nga Kuvendi i Kosovës.
Ky aktgjykim shpalli jokushtetues nenin 6, paragrafi 6 të Ligjit për Pagat në Sektorin Publik, i cili përcaktonte një normë të papranueshme për punonjësit civilë.
“Ky dëm buxhetor vjen përveç një barrë tjetër të rëndë financiare që tashmë rëndon mbi komunat për shkak të zbatimit të vendimeve që burojnë nga kontrata kolektive në sektorin publik, me një kosto të vlerësuar mbi 140 milionë euro në komunat tona”, tha Ibrahimi.
“Nga njëra anë, me implikime financiare të paarsyeshme nga një dispozitë ligjore jokushtetuese për të cilën ato nuk kanë asnjë përgjegjësi; dhe nga ana tjetër, me barrën akumulative të detyrimeve nga kontratat kolektive që po përthithin një pjesë të konsiderueshme të buxheteve lokale. Ky zhvillim mund të ndikojë direkt në aftësinë e komunave për të realizuar investimet kapitale, për të ofruar shërbime cilësore për qytetarët dhe për të ruajtur stabilitetin buxhetor”,u shpreh kryetari i AKK-së.
Për të shmangur këto pasoja, Ibrahimi tha se është e domosdoshme që të ndërmerren qëndrime institucionale të unifikuara kundër këtij diskriminimi financiar dhe të kërkohet me forcë që përgjegjësitë të mbeten aty ku ligjërisht dhe kushtetueshëm u takojnë, pra në nivelin qendror.
Të tjera
Nuk mori asnjë minutë kundër Letonisë, por Jasir Asani pritet si hero nga e dashura
Botërori i Shqipërisë nën shenjën “11”, kuqezinjtë luajnë shansin e madh në Beograd
FSK nderon viktimat e 11 shtatorit, ul flamujt në gjysmështizë në të gjitha kazermat