Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Elbasanit, ku një 37-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një 15-vjeçare.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, e mitura është vajza e bashkëjetueses së të dyshuarit. Ajo ka dhënë dëshmi në prani të një psikologeje dhe policisë, duke deklaruar se abuzimi ka ndodhur në mënyrë të vazhdueshme për një periudhë prej katër muajsh.
I arrestuari ka pranuar aktin gjatë marrjes në pyetje, duke pretenduar se marrëdhëniet kanë ndodhur me dëshirën e të miturës – një deklaratë që nuk përbën mbrojtje ligjore, pasi ligji shqiptar mbron të miturit në mënyrë të posaçme nga abuzimi seksual, pavarësisht pretendimeve të autorit.
Ndërkohë, nëna e vajzës ka dalë në mbrojtje të partnerit të saj, duke fajësuar të bijën për akuzat e ngritura.
NJOFTIMI I POLICISË:
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan ndaluan shtetasin B. B., 37 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Mardhënie seksuale me dhunë me të mitura të moshës 14-18 vjeç”, pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e bashkëjetueses së tij, 15 vjeçe”.
Të tjera
Mbretëria e Bashkuar mbështet Kosovën dhe sigurinë në Ballkan
Torino është zgjedhja e duhur, i lumtur që u ribashkova me Ismajlin
Nora Gjakova debuton si trajnere në Kupën Evropiane të Xhudos në Shkup