Nuk janë të rralla kur Gjesti surprizohet nga parashutat që fansat e tij i dërgojnë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, e një e tillë ndodhi sot.
Ata i kujtuan atij se kishte kaluar tashmë 156 ditë izolim, dhe në parashutë ishte shkruar: “156 ditë spektakël, faleminderit shumë”, me ç’rast këngëtari kosovar u emocionua shumë.
Disa nga banorët ishin pranë tij, por Valbona dhe Loredana ishin ato që qëndruan më afër dhe e përqafuan fort.
Me një zë më ndryshe, Gjesti tha: “Ç’po më rreh zemra” dhe vazhdoi, “I paskam bërë 156 ditë. Jam plakur brenda, gjysmë viti i tëri këtu.”
Ndërsa, Loredana e ngacmoi me humor: “Paska thinjur brenda këtu,” dhe Gjesti ia ktheu duke buzëqeshur: “Po, siç thuhet, duke ndenjur me Rozana Radin.”



Të tjera
Një gotë ujë esëll në mëngjes, përfitime të jashtëzakonshme
Këtë çaj nuk duhet ta pini para gjumit
Këshilla kundër dhjamit në bark