Gjatë zhvillimit të tubimit të organizuar pasditen e sotme para godinës së Kryeministrisë dhe më pas te Kuvendi në Shqipëri, një pjesë e protestuesve kanë ushtruar akte të rënda dhune ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit dhe institucioneve shtetërore, thuhet në njoftimin e policisë shqiptare.
“Policia e Shtetit, gjatë gjithë zhvillimit të tubimit iu ka bërë thirrje me megafon protestuesve të dhunshme që të distancoheshin nga dhuna, por sulmet ndaj punonjësve të policisë kanë vijuar deri në përfundim të tubimit me bomba molotov, lëndë piroteknike dhe sende të forta”, thuhet në njoftim.
“Si pasojë e sulmeve drejt Policisë u dëmtuan 16 punonjës Policie, të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore, pasi kanë pësuar djegie dhe dëmtime fizike”, vijon njoftimi.
“Policia e Shtetit thekson se ka qenë e angazhuar gjatë gjithë tubimit për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe për të siguruar ushtrimin e së drejtës kushtetuese të tubimit paqësor”, bëhet e ditur në njofti9m.



Të tjera
Shtoni peshë shëndetshëm me këto metoda natyrale
Tërmeti, Agjencia e Menaxhimit Emergjent jep udhëzime për qytetarët – nuk raportohet për dëme
Kishte potencial rrezikimin e qytetarëve dhe shkaktimin e dëmeve