Për ata që nuk e njohin, Medin Memeti është një djalosh me origjinë shqiptare që luan në kampionatin e Australisë.
Sulmuesi 17-vjeçar luan për skuadrën e Melbournit që arriti të fitojë sot me shifrat 1-0 ndaj Central Coast Mariners.
Goli i vetëm i këtij takimi u realizua nga Memeti në pjesën e parë të sfidës.
Djaloshi shqiptar u gjend brenda zonës së rreptësisë dhe arriti të dërgojë topin drejt rrjetës.
Ajo çfarë bëri bujë ishte festimi i djaloshit me shqiponjën dykrenare pasi realizoi golin e tij. Memeti ka luajtur 4 ndeshje me Australinë e moshave U-19, por rikujtojmë se mund të zgjedhë të luajë edhe për Kombëtaren shqiptare.



Të tjera
Kryevepra në buzë
Njerëzit inteligjentë jenë më dembelë
Sa minuta vrap duhen në ditë për qeliza të shëndetshme