Policia e rajonit të Ferizajt ka njoftuar se javën e kaluar ka shqiptuar 1791 gjoba dhe ka pezulluar 27 patentë shoferë.
Po ashtu janë raportuar 50 aksidente, ku janë lënduar 34 persona.
“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për të parandaluar aksidentet dhe apelon tek të gjithë shoferët e automjeteve që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e trafikut. Ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë dhe të raportojnë çdo kundërvajtje në trafik përmes: -Stacionit më të afërt policor – Aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” – Numrave : 192, 0290/326-250 & 0290/322-406 Të dhënat e raportuara do të trajtohen me konfidencialitet të plotë.”



Të tjera
Propaganda ruse për Ukrainën dhe Kosovën po përhapet edhe në mediat në gjuhën shqipe
Strategjia ‘Serbia 2030’ shpërfaq pretendimet territoriale ndaj Kosovës
Burrat më të gatshëm për divorc pas tradhtisë