Bendi i Komandës së Forcave Ajrore i Turqisë mbajti një koncert në qytetin e Prizrenit me rastin e 19 majit, Ditës së Përkujtimit të Ataturkut, Rinisë dhe Sporteve, raporton Anadolu, transmeton KosovaPost.
Koncerti i mbajtur në sheshin historik Shatërvan në qendër të Prizrenit tërhoqi interesim të madh nga prizrenasit dhe turistët që vizitojnë qytetin.
Në koncertin, ku u performuan marshime, këngë dhe interpretime të ndryshme popullore, morën pjesë konsulli i përgjithshëm i Turqisë në Prizren, Celal Doğan, deputetja e Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP), Fidan Brina Jılta, kreu i Komitetit Përfaqësues të Turqisë në Kosovë, kolonel Ersin Çelikkanat, si dhe përfaqësues të institucioneve turke që shërbejnë në vend.
Bendi i Komandës së Forcave Ajrore nesër do të mbajë koncert në Kazermën “Sulltan Murati” në Prizren, ku ndodhet Komiteti Përfaqësues i Turqisë në Kosovë dhe më 20 maj në qendër të kryeqytetit Prishtinë, me rastin e 19 majit, Ditës së Përkujtimit të Ataturkut dhe Ditës së Rinisë dhe Sporteve.
Të tjera
Kreu i Kushtetueses në Hagë me ftesë të Gjykatës Supreme të Holandës
IKSHPK apelon të mos përdoret uji i Badocit për pije
Vasfije Krasniqi-Goodman për UÇK-në: Shpëtimtarët e jetës sime