Njëzet pacientë dyshohet se janë helmuar nga ushqimi i një furre buke në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur të premten, derisa pacientët kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës.
“Rreth 20 qytetarë kanë kërkuar ndihmë mjekësor pasi të njëjtit dyshojnë se janë helmuar nga produktet e një furre”, thuhet në njoftim.
Policia bën të ditur se furra është mbyllur dhe rasti është duke u hetuar.
“Njësia policore ka intervistuar pronarin e furrës si dhe me vendim të inspektorëve sanitarë furra është mbyllur deri në daljen e analizave. Në konsultim me prokurorin është inicuar rasti dhe në ditët në vijim do të intervistohen ankuesit”, njofton policia.



Të tjera
Arsyet pse njerëzit papritur humbasin interesin në ju
Mësoni se si t’i largoni papastërtitë nga lavatriçja
Shtatë shenja që ju keni një inteligjencë mbi mesataren