Ishte 16 marsi i vitit 2004.
Egzon Deliu doli nga shtëpia e tij në fshatin Çabër të Zubin Potokut.
13 vjeçari, familjarëve u tha se do të shkonte tek një fqinj.
Por pas një ore, arriti lajmi që tronditi familjen Deliu.
“Ajo ka qenë një ditë tragjike për nëve familjareve me 16 mars 2004.Egzoni tha që po shkoj tek nje kojshi pastaj e kan marrë edhe Florentin edhe Fitimin edhe kanë dal në pjesen anej edhe atje ka ndodh tragjedia. Lajmin e morëm përmes Fitimit që ka shpëtu, ai ka shku te një kushëri i veti, aty e kanë fshi me ujë të nxehtë se me zor ia kanë kthyer shpirtin, edhe ai ka tregu, pastaj u hap lajmi në krejt fshatin”, ka thënë babai i njëri nga fëmijëve.
Ndërsa për të shpëtuar, u hodhën në lumë, nga ku nuk arritën të dilnin të gjallë.
“Ajo ka qenë një plagë shumë e rëndë, një plagë në mes të zemrës. Dihet prindi për fëmijë, kur e merr këtë lajm, është sikur ta marrësh edhe një plumb në zemër. Mirëpo, për hatër të fëmijëve të tjerë na është dashur të bëhemi të fortë, me qëndru, me jetu, edhe pse plaga kurrë nuk shërohet. Mirëpo, jemi mundu mos me e lënë me u përhap më tepër”, u shpreh tutje ai.
“Ai ka qenë një fëmijë i gjallë, ka qenë një fëmijë punëtor. Ai 13 vjeç e gjysmë, ai ka ngarë traktorin, i ka ngarë kerrit, ka qenë shumë i interesuar për jetën, ka qenë shumë dinamik. E mungesa e tij është vërejtur shumë. Edhe e kam pasë pas shtatë vajzave”, theksoj tutje Deliu.
Zaimi shton se jane të zhgënjyer që pas 22 vitesh ende nuk eshtë dënuar askush.
“Është një padrejtësi shumë e madhe që i bëhet edhe popullit shqiptar, se siç dihet çfarë kemi përjetuar, çfarë masakrash kemi përjetuar si popull në luftë edhe nuk janë zbuluar kriminelët. Domethënë ne jemi të zhgënjyer edhe ne që nuk u zbulua kurrë asgjë”, u shpreh tutje Deliu.



Të tjera
Personat që e kanë partnerin optimist jetojnë më gjatë
Temperaturat mbi 30 gradë, dhjetë këshilla për të moshuarit
Gërvalla kritikon Ramën për editorialin e përbashkët me Vuçiqin në FAZ