Më 17 mars 2004 shpërthyen protestat që më vonë do të njiheshin si Trazirat e Marsit 2004 në Kosovë. Ato zgjatën dy ditë dhe gjatë kësaj periudhe humbën jetën 20 civilë, ndërsa mbi 900 persona u plagosën, shumica prej tyre shqiptarë.
Ngjarjet nisën pas raportimeve se tre fëmijë shqiptarë ishin mbytur në lumin Ibër, duke tentuar t’i shpëtonin ndjekjes nga një grup të rinjsh serbë. Megjithatë, rrethanat e plota të kësaj tragjedie nuk u zbardhën kurrë plotësisht.
Të nesërmen, më 17 mars, protesta shpërthyen në shumë qytete të Kosovës dhe shpejt u shndërruan në përplasje të dhunshme.
Gjatë trazirave u dogjën shtëpi dhe kisha serbe, ndërsa në zonat me shumicë serbe u sulmuan edhe prona shqiptare. Në reagim, në Serbi u raportuan raste të djegies së disa xhamive.



Të tjera
Mot i vranët me shi dhe borë në Kosovë
Opozita serbe në Kosovë me nismë të re bashkëpunimi
Lokacioni i ri në Bërnicë – vendi i vetëm për shitjen e kafshëve dhe shpezëve për Bajram