Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka përkujtuar 24 marsin e vitit 1999, ditën kur filluan bombardimet e NATO-s mbi objektivat serbe, duke ndryshuar kështu rrjedhën e historisë së Kosovës, transmeton KosovaPost.
Haxhiu ka shtuar se si përgjigje ndaj ciklit të dhunës që mori trajtë gjenocidi dhe politikave të regjimit të Millosheviqit ndaj shqiptarëve të Kosovës, 19 vende të NATO-s, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nisën fushatën ajrore kundër caqeve policore dhe ushtarake serbe, që zgjati 78 ditë.
Gjatë kësaj periudhe, ka theksuar kryetarja e Kuvendit, ndërhyrja e NATO-s nga ajri dhe qëndresa e UÇK-së në terren u ndërthurën në një çast përcaktues për Kosovën.
“Nderojmë, me mirënjohje, rolin vendimtar të NATO-s, sakrificën e UÇK-së dhe të gjithë atyre që kontribuan për lirinë e Kosovës. Jemi përherë falënderues për mbështetjen e miqve dhe aleatëve tanë ndërkombëtarë që nuk na lanë vetëm në momentet më të vështira”, ka theksuar kryetarja Albulena Haxhiu.



Të tjera
Hudhra ndihmon regjenerimin natyral të thonjve
Mohamed Salah do të largohet nga Liverpooli, pas përfundimit të sezonit
Kurti e Kamp flasin për zhvillimet lidhur me zbatimin e Ligjit për të Huajt