Sot bëhen 26 vjet nga tërheqja e forcave kriminale ushtarake e paramilitare serbe nga Kosova, duke shënuar kështu fundin e pushtimit serb mbi Kosovën.
Ushtria serbe ishte dorëzuar nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare në tokë dhe bombardimeve të NATO-së që e kushin detyruar të nënshkruajë marrëveshjen më 9 qershor të vitit 1999 në Kumanovë.
Marrëveshja ishte nënshkruar nga Michael Jackson, komandanti i parë i KFOR-it në Kosovë dhe ish-shefi i Shtabit të Armatës së Serbisë, gjenerali Nebojsha Pavkoviq, i akuzuari i Hagës për krime lufte në Kosovë.
Sulmet, që vazhduan për 78 ditë, u ndaluan më 10 qershor, pasi Komandanti i atëhershëm Suprem i NATO-së, gjenerali Wesley Clark i raportoi Këshillit të Atlantikut Verior se sulmet ajrore kishin detyruar ushtrinë dhe paramilitarët serb të fillonte tërheqjen e plotë nga Kosova.
Me hyrjen e NATO-s, në Kosovë nisi edhe vendosja e misionit të përkohshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara-UNMIK, i cili do të administronte vendin deri në shpalljen e Pavarësisë, më 17 shkurt 2008.



Të tjera
Ballkani në epërsi të dyfishtë ndaj Dritës
Studimet më të reja tregojnë përse nuk do të duhej të nxirrni dhëmballët
“Kemi shumë mall dhe krenari për ty”