Analisti i sigurisë njëherësh kryetar i Bordit të Institutit “Octopus”, Agim Musliu, tha se kanë kaluar 27 vjet manipulim dhe heshtje politike e Serbisë për rastin “Panda”, përcjell KosovaPost.
“Për vite me radhë shqiptarët u akuzuan publikisht pa asnjë provë. Ironia më e madhe është se vetë Vuçiqi tha se autoritetet serbe posedojnë të dhëna për vrasësit dhe që po e citoj “e din saktë se çfarë ka ndodh atë ditë!”, ka shkruar Musliu në ‘Facebook’.
Sipas tij, megjithatë asnjë emër nuk është bërë publik, asnjë procedurë penale nuk është hapur dhe asnjë e vërtetë nuk u është thënë familjeve të viktimave!
“Ka shumë veprime të tilla dhe të ngjashme që shteti hegjemonist serb ka bërë në vazhdimësi, por Kjo vepër në veçanti dëshmon se çka është në gjendje të bëjë Serbia, ti vras të rinjtë serb për ti akuzuar shqiptaret, këtë ka mundur vetëm një shtet që nuk njeh kurrfarë limite njerëzore. Bota duhet ta kuptoj realitetin dhe manipulimet e një shteti që sakrifikon edhe popullin e vet për një kauzë të rreme!! Heshtja e Vuçiqit ende e mbron këtë krim!”, tha ai.
Postimi i plotë:
Kanë kaluar 27 vjet manipulim dhe heshtje politike e Serbise për rastin “Panda”.
Për vite me radhë shqiptarët u akuzuan publikisht pa asnjë provë.
Ironia më e madhe është se vetë Vuçiqi tha se autoritetet serbe posedojnë të dhëna për vrasësit dhe që po e citoj “e din saktë se çfarë ka ndodh atë ditë!”
Megjithatë asnjë emër nuk është bërë publik, asnjë procedurë penale nuk është hapur dhe asnjë e vërtetë nuk u është thënë familjeve të viktimave!
Ka shumë veprime të tilla dhe të ngjashme që shteti hegjomonist serb ka bërë në vazhdimësi, por Kjo vepër në veçanti deshmon se çka është në gjëndje të bëjë Serbia, ti vras të rinjtë serb për ti akuzuar shqiptaret, këtë ka mundur vetëm një shtet që nuk njeh kurrfar limiteve njerëzore.
Bota duhet ta kuptoj realitetin dhe manpulimet e një shteti që sakrifikon edhe popullin e vet për një kauzë të rreme!!
Heshtja e Vuçiqit ende e mbron këtë krim!



Të tjera
Serbët që lu*ftojnë për Putinin në Ukrainë po përgatiten për një luftë të re ballkanike – atë në Bosnje e Hercegovinë
Vajrat natyralë që e kthejnë ambientin e shtëpisë në një SPA të vërtetë
Nisin zyrtarisht bisedimet për armëpushim në Ukrainë/ SHBA, Europa dhe Kievi takohen në Berlin