Sot mbushen 27-vjet nga beteja e Kaqandollit. Beteja e Kaqandollit është njëra ndër betejat më të lavdishme të UÇK-së, jo vetëm në Llap, por në tërë Kosovën.
Ajo ishte beteja e parë frontale në Llap që e zhvilloi UÇK-ja kundër forcave serbe.
Gjatë kësaj beteje treditore nga radhët e UÇK-ës ranë shtatë dëshmorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Bekim Maliqi, Bekim Lushaku, Naim Zhegrova, Fadil Sejdiu, Habib Zeka, Islam Rekaliu dhe Selim Rekaliu.
Komuna e Podujevës dhe Shoqatat e Dala nga Lufta në Podujevë, organizojnë homazhe tek lapidari i shtatë dëshmorëve të rënë në Betejën e Kaqandollit dhe do të mbahet një aktivitet përkujtimor për të rënët e kësaj beteje në Kaqandoll, në ora 13:00.
Të tjera
Ambasadori Dren Doli i pranishëm në seancën ndaj krerëve të UÇK-së
Sot kuptohet çfarë me të vërtetë ka ndodhur në Kosovë në vitin 1999
Demokratët amerikanë kërkojnë kufizim të prodhimit kinez