Flamujt kuq e zi, po valojnë pranë lapidarit të dëshmorëve në Jezerc.
Sot janë bërë 27 vjet nga qëndresa e luftëtarëve të UÇK-së, të cilët përballuan ofensivën e forcave serbe, duke shkruar një kapitull të lavdishëm në historinë e luftës për liri.
Nëntë dëshmorë ranë në këtë betejë, të cilën veterani Bashkim Fazliu, e kujton si njërën prej betejave më të ashpra.
“Pavarsisht që sot është duke rënë shi, ajo ditë ka qenë një prej ditëve më të bukura që thonim me shoket një ditë shumë e bukur me vdek por dikush nga shokët tanë e paten fatin me të mirë se na. Është rëndë kur e din që më shokë që ke nejt qe je pa tash nuk i ke janë momente të renda realisht kur merr vesh për shok që janë vra sidomos edhe kur e din që nuk kan mujt edhe me i tërhek trupat”, thotë veterani i UÇK-së.
Të dielën për homazhe në Jezerc ishte edhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
“Sot, ne Ferizaj, u bashkuam për te nderuar bijtë dhe bijat me te shtrenjta të kombit: dëshmoret që me gjakun dhe jetën e tyre i dhanë kuptim lirisë sonë. Epopeja e Jezercit, Dita e Dëshmorëve të Komune së Ferizajt dhe kujtimi i përjetshëm për Gjeneralin Imri llazi -Komandant Ferrin, na kujtojnë se liria është amaneti i tyre dhe përgjegjësia jonë”.
Në nder të Epopesë së Jezercit, në Ferizaj çdo 28 shtator shënohet Dita e Dëshmorëve.



Të tjera
Oficerja e FSK-së Lirijona Bajraktari triumfon në Abu Dhabi
Puna gjatë natës të mplak trurin
SHBA i kërkon Evropës të marr më shumë përgjegjësi në NATO