Hetem Vrajolli, ish-shofer i Shemsi Sylës, do të qëndrojë një muaj në arrest shtëpiak.
Lajmin e ka bërë të ditur Qëndrim Arifi, avokat që ishte caktuar sipas detyrës zyrtare.
Ai ka thënë se do të ankohet për këtë masë të caktuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë.
“Prokuroria ka kërkuar 30 ditë paraburgim. Na kemi kundërshtu sepse seanca ka qenë dje, edhe nuk është aprovuar kërkesa e Prokurorisë, gjykata ka vlerësuar që duhet të ketë masë, edhe e ka caktuar masën e arrestit shtëpiak. Nuk e kam pranuar vendimin në formë të shkruar”, ka thënë Arifi.



Të tjera
Marrëveshja në Bruksel për të pagjeturit, Hoti: Kam frikë se Serbia s’do ta zbatojë, mbetet të shihet a do ta përdorë BE fuqinë e vet
REL: Kosova jashtë FARA-s amerikane, pa kontratë lobimi për gati dy vjet
Arrestohen 4 persona që shisnin armë në Tiranë, i trafikonin nga Kosova