35 vjet nga okupimi i Radio Televizionit të Prishtinës

35 vjet nga okupimi i Radio Televizionit të Prishtinës

Më 5 korrik të vitit 1990, forcat serbe me urdhër të Qeverisë së tyre ndaluan transmetimin e Radio Televizionet të Prishtinës – RTP ose TVP.

 

RTP ishte radio televizioni i parë shqiptar i Kosovës. Ndërprerja e programeve nga ky televizion u realizua me masa të dhunshme të ndërmarra nga qeveria serbe në vitin 1990.

Radio Prishtina filloi punë menjëherë pas luftës së dytë botërore më 1945 në Prizren, pastaj u transferua në Prishtinë. Ndërsa, Televizioni i Prishtinës filloi transmetimin në vitin 1974.

Pas mbarimit të luftës së Kosovës në vitin 1999, u hap rruga për themelimin e televizioneve kosovare në mënyrë të lirë.