Një rrëshqitje dheu ka vrarë të paktën 370 persona në malet e largëta Marra në Sudanin perëndimor, tha një zyrtar i OKB-së për BBC-në.
Antoine Gérard, zëvendëskoordinatori humanitar i OKB-së për Sudanin, tha se ishte e vështirë të vlerësohej shkalla e incidentit ose numri i saktë i të vdekurve pasi zona ishte shumë e vështirë për t’u arritur, transmeton Klankosova.tv.
Lëvizja/Ushtria Çlirimtare e Sudanit (SLM/A), grupi i armatosur që kontrollon zonën e prekur, kishte thënë më parë se deri në 1 mijë persona mund të kishin vdekur.
Ditë të tëra shiu shkaktuan rrëshqitjen e dheut të dielën, e cila la vetëm një të mbijetuar dhe “rrafshoi” pjesën më të madhe të fshatit Tarseen, tha grupi në një deklaratë.



Të tjera
Kujdesi ndaj alergjive në stinën e pranverës
Sorensen sot pritet nga Kurti, në prag të fillimit të zbatimit të plotë të Ligjit për të huajt
Kurti bëri mirë që nuk e propozoi Osmanin për presidente, s’ka nevojë për të