Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se gjatë mandatit të tij qeverisës, në periudhën e vitit 2021-2025 ka investuar 4.73 milionë euro vetëm në trashëgiminë kulturore islame.
Kurti ka thënë se aktualisht punimet e restaurimit po vazhdojnë në xhaminë Mulla Vesel Guta në Ferizaj, për të cilën ka ndarë 1.5 milionë euro, në xhaminë Sudi Efendi në Prishtinë, me investim 600 mijë euro, në Xhaminë e Çokut në Junik, 500 mijë euro dhe në Xhaminë e Burojës në Skenderaj, për restaurimin e së cilës ka ndarë 400 mijë euro.
Tutje, ai ka përmendur se së shpejti do të nisin punimet edhe në xhaminë e Orllanit në Podujevë dhe në xhaminë e Bajraklisë në Prizren.
“Në periudhën 2021–2025, kemi investuar 4.73 milionë euro vetëm në trashëgiminë kulturore islame. Aktualisht, punimet e restaurimit po vazhdojnë në Xhaminë Mulla Vesel Guta në Ferizaj, për të cilën kemi ndarë 1.5 milionë euro; në Xhaminë Sudi Efendi në Prishtinë, me investim 600 mijë euro; në Xhaminë e Çokut në Junik, 500 mijë euro; dhe në Xhaminë e Burojës në Skenderaj, për restaurimin e së cilës kemi ndarë 400 mijë euro. Së shpejti do të nisin punimet edhe në Xhaminë e Orllanit në Podujevë dhe në Xhaminë e Bajraklisë në Prizren. Trashëgimia kulturore fetare, pa dallim dhe në gjithë vendin, mbetet prioritet i Qeverisë sonë”, ka deklaruar Kurti.



Të tjera
“VAR-i” hyn edhe në volejbollin kosovar
Hysen Durmishi ka një lajm të mirë për banimin e përballueshëm social
Uji i vakët “ilaç” për tretje më të mirë