Nëse keni qenë të zënë me ndonjë punë sot, dhe në të njëjtën kohë jeni fans i futbollit, sot keni humbur shumë.
Kjo pasi në 9 ndeshjet e luajtura sot në kuadër të xhiros së tretë të fazës së ligës në Ligë të Kampionëve kanë prodhuar plot 43 gola.
Nga të gjitha ndeshjet, vetëm ajo mes Kairat Almaty vs Pafos ka përfunduar pa gola.
Barcelona ishte e para ajo që në ballafaqimin me Olympiacosin shënoi gjashtë herë, dhe një herë shënuan edhe grekët.
Pastaj në ndeshjet tjera të orës 20:45, gola pati në të gjitha ndeshjet.
Fitorja më e thellë ishte ajo e PSG-së kundër Leverkusenit, 7-2.
Pastaj ishte PSV-ja që mposhti Napolin 6-2.
Edhe në ndeshjen mes Copenhagenit me Dortmundin u tundën rrjetat 6 herë, katër herë nga gjermanët dhe 2 herë nga danezët.
Në përballjen e Arsenalit kundër Atletico Madridit pati katër gola, dhe të gjitha u shënuan nga anglezët.
Kolegët e tyre nga Premier Liga, Newcastle dhe Man City gjithashtu fituan me rezultat 3-0, respektivisht 2-0.
E 4-0 fitoi edhe Interi kundër Royale Union SG, raporton Klankosova.tv.



Të tjera
Qeveria në detyrë merr dy vendime përmes mbledhjes elektronike
Pse tradhtojnë femrat? Këto janë arsyet më të shpeshta
Me huanë e reparacioneve për Ukrainën, BE sfidon Putinin dhe Trump-in