Një 45-vjeçar ka goditur me gurë në drejtim të Kryeministrisë në Tiranë gjatë mbrëmjes së djeshme.
Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se 45-vjeçari është shoqëruar në ambientet e Policisë pas ngjarjes.
Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 11.06.2024, rreth orës 22:40, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, shtetasi U. K., 45 vjeç, (i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor), duke qenë në gjendje të dehur, ka gjuajtur me gurë në drejtim të Kryeministrisë.
Shtetasi U. K., është shoqëruar në ambientet e Policisë dhe më pas në spital, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.



Të tjera
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të dielën në Ferizaj
Këto ushqime ju ndihmojnë të mbroni imunitetin
Profesionet që bëjnë keq për zemrën