Pesë persona janë arrestuar në fshatin Rogovë të Gjakovës pasi që kishin shtënë me armë zjarri.
Gjatë bastisjes janë konfiskuar disa armë dhe qindra fishekë, transmeton klankosova.tv.
”Janë arrestuar pesë persona te dyshuar meshkuj kosovarë pasi që kishin shtënë me armë zjarri në fshatin e lartcekur. Me urdhër të prokurorit është kryer bastisje në lokacionin e të dyshuarëve dhe gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar armë dhe municion me sa vijon: një pushkë gjuetie me shtatëdhjetë e shtatë (77) fishekë, një armë automatike EN MP5 9X19 me tridhjetë e nëntë (39) fishekë 7.62x39mm, një armë SA-47 me tre karikator me pesëdhjetë e gjashtë (56) fishekë te kal.7.62x39mm, një armë e shkurt pistoletë me dy karikator dhe njëzet e tre (23) fishekë 9×19, një karikator i revoles 9×19 mm dhe dyqind e gjashtëdhjetë e tetë (268) fishekë 9×19 mm. si dhe disa gëzhoja”
Pas intervistimit me aktvendim të prokurorit kujdestar te dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes.
Të tjera
Haradinaj zbulon detajet e bashkëpunimit me CIA-n: Komunikimi nuk është ndalur as në luftë
Ukraina pret një fond prej 3.5 miliardë dollarësh deri muajin e ardhshëm – për armët amerikane për të luftuar kundër Rusisë
“Do të përballen me një ferr të vërtetë tifozësh” – sllovenët i frikësohen atmosferës në “Fadil Vokrri”