Ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku, ka njoftuar se janë ndarë 50 milionë euro për rinovimin e plotë të Pallatit të Rinisë në Prishtinë, një nga objektet më ikonike të kryeqytetit.
Sipas ministrit, projekti parasheh rinovim total, duke përfshirë edhe sallën e djegur, në kuadër të përgatitjeve për Lojërat Mesdhetare, si dhe për ta vënë Pallatin në shërbim të sportistëve, artistëve dhe të rinjve.
“Në bazë të marrëveshjes sonë me Bankën Evropiane për Investime, janë angazhuar studiot projektuese që do të hartojnë projektin e rijetësimit të Pallatit, për t’i hapur rrugë më pas edhe nisjes së punimeve,” ka bërë të ditur Çeku.
Ai ka theksuar se në këtë proces janë përfshirë ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë, me synimin që objekti të modernizohet dhe të funksionalizohet plotësisht.
“Ekspertiza profesionale vendore dhe ndërkombëtare është bërë bashkë për të krijuar një model për modernizimin dhe funksionalizimin e plotë të kësaj ndërtese ikonike të kryeqytetit,” thuhet në njoftimin e ministrit.
Rinovimi i Pallatit të Rinisë konsiderohet një nga investimet më të mëdha kulturore dhe sportive në Prishtinë, me ndikim të drejtpërdrejtë për komunitetin artistik, sportistët dhe të rinjtë e vendit.



Të tjera
Si ndikojnë në trurin tonë lajmet politike, këshillat e ekspertëve
Marina Mbretërore e Mbretërisë së Bashkuar pritet të udhëheqë koalicionin për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit
Rezistenca e armatosur në Gllogjan më 24 mars 1998 ishte një nga kapitujt e parë të betejave të popullit të Kosovës në l*uftën çlirimtare të viteve 1998 dhe 1999