50 shtëpi të reja për familjet në nevojë në Prizren

50 shtëpi të reja për familjet në nevojë në Prizren

Dje në lagjen Tusuz të Prizrenit është vendosur gurthemeli për ndërtimin e një lagjeje sociale që do të përfshijë 35 familje, të cilat do të marrin shtëpi të reja.

Ky projekt po realizohet përmes bashkëpunimit mes komunës së Prizrenit dhe shoqatës humanitare “Jetimat e Ballkanit”, raportoi korrespondenti Nuhi Salihu në emisonin “Ora 7” në Klan Kosova.

Përveç kësaj, 15 shtëpi të tjera do të ndërtohen për familjet që posedojnë truall të tyre, në mënyrë private.

Vlera totale e projektit është 1.5 milionë euro, ku 500 mijë euro do të kontribuohen nga komuna e Prizrenit dhe 1 milion euro nga shoqata humanitare.