Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë. Këto ngjarje bëhen edhe më të rënda, kur viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre.
Kështu dyshohet se ka ndodhur dje në një familje në Prishtinë, ku një person dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj nënës së tij.
Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 57-vjeçarja e ka denoncuar rastin në Polici, ku ka deklaruar se ndihet e rrezikuar nga veprimet e djalit të saj.
Njësitë policore kanë arritur që ta arrestojnë të dyshuarin dhe i njëjti është intervistuar lidhur me rastin.
Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.



Të tjera
Pse tradhtojnë femrat? Këto janë arsyet më të shpeshta
Me huanë e reparacioneve për Ukrainën, BE sfidon Putinin dhe Trump-in
Shqipëri, 60% e pagesave do të jenë digjitale deri në 2030