Një qytetar nga Ferizaj ka dëshmuar ndershmëri dhe përgjegjësi qytetare duke dorëzuar në polici një shumë parash të cilat i kishte gjetur në rrugë.
Sipas njoftimit, më 12 janar 2026, rreth orës 16:00, në stacionin policor në Ferizaj është paraqitur qytetari A. Cakolli (61 vjeç), i cili ka dorëzuar një shumë parash të gjetura në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Ferizaj.
Sipas Policisw, paratë janë numëruar në prani të qytetarit dhe për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit, ndërsa rasti është evidentuar përmes një shënimi zyrtar.
Shuma e parave aktualisht ruhet në stacionin policor në Ferizaj.
Policia Rajonale e Ferizajt ka falënderuar qytetarin A. Cakolli për gjestin shembullor dhe human, duke e cilësuar atë si një shembull të ndershmërisë dhe përgjegjësisë qytetare.



Të tjera
6 gjëra që duhet t’i mbani sekret, sipas kulturës orientale
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Rasti tr@gjik në Majac, një burrë i vd*ekur dhe dy gra të pl@gosura