Me rastin e 620-vjetorit të lindjes së Gjergj Kastriotit – Skënderbeu, Organizata Kulturore “Shqiptaria” në bashkëpunim me Korporatën Kryeziu, Shoqatën “Arti i Ngujuar – Artistët për Artistë”, Shoqatën “Kufijtë e Arbrit”, si dhe me shoqata të tjera patriotike, organizojnë nesër më 6 maj disa aktivitete për manifestimin kombëtar për ditëlindjen e Heroit Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
Sipas njoftimit, nesër (e martë) do të organizohet simpozium shkencor, ekspozitë arti, aktivitete për fëmijë, debate intelektuale dhe koncert festiv.
Agjenda e manifestimit do të jetë, prej orës 11:00 simpoziumi shkencor me temë: Jeta dhe vepra e Gjergj Kastriotit, që do të mbahet në Institutin Albanologjik. Pjesëmarrës do të jenë historianë dhe studiues nga trojet shqiptare dhe diaspora
Ndërsa, prej orës 12:00, do të bëhet parakalimi i Grupeve Artistike dhe Shoqatave Kulturore. Itinerari do të jerë nga sheshi Garibaldi në drejtim të Sheshit “Nëna Tereza”
Kurse, nga ora 15:00 – 16:25 do të ketë aktivitetet e Qendrës Kulturore për Fëmijë – Komuna e Prishtinës, skena dytësore, Sheshi “Skënderbeu”
Në kudër të manifestimit të kombëtar për ditëlindjen e Heroit Gjergj Kastrioti Skënderbeu nga ora 16:30 bëhet hapja zyrtare e koncertit festiv në në sheshin “Skënderbeu”.
Nga ora 17:00 – 20:00 do të mbahet koncerti Festiv, performues do të jenë artistë të njohur nga Kosova, Shqipëria dhe diaspora. Ndërsa, nga oota 20:00 – 00:00 mbahet program me artistë të rinj dhe grupe alternative shqiptare.



Të tjera
Dyshohet se shkaktuan dëm milionësh
Drejtësia do shkojë edhe tek Rama, është vetëm çështje kohe
Kurti premton investim në Trepçë bashkë me një korporatë ndërkombëtare