Zhvillet e fundit politike, e shtynë PDK-në drejt zgjedhjeve të brendshme.
Bedri Hamza u zgjodh kryetar i ri i Partisë Demokratike të Kosovës, gjatë Konventës së mbajtur të kësaj partie pasditen e 17 nëntorit.
Hamza u zgjodh përmes votimit të hapur dhe për të nuk kishte votuar kundër.
Zgjedhja e tij u bë pasi Memli Krasniqi ditë më parë dha dorëheqje nga kreu i partisë.
Bedri Hamza ishte zyrtari i vetëm i partisë që shpalli kandidaturën për ta udhëhequr partinë e dytë më të madhe në vend aktualisht.
Por, jo të gjithë në parti u pajtuan me thirrjen e Konventës pesë ditë pasi Krasniqi njoftoi dorëheqjen të mërkurën e kaluar.
Enver Hoxhaj, i cili dikur udhëhoqi partinë si ushtrues detyre i kryetarit, e kundërshtoi mbajtjen e Konventës kaq shpejt dhe kishte shprehur ambiciet për të garuar.
“E ka bërë garën e mbyllur, jodemokratike. Prandaj kam kërkuar shtyrjen një javë të konventës”, tha ai.
Por, si komentohet kjo dorëheqje e Hamzës dhe çka mund të sjellë ai ndryshime në PDK, folën njohësit e çështjeve politike.
Sipas tij, kjo parti nuk arriti votat që kishte në pritshmëri në disa komuna të caktuara, ai përmendi Mitrovicën dhe Prishtinën.

“Zhvillimet e fundit në PDK, dëshmuan se pas humbjes së bastionit të saj në Mitrovicë, votimet në nivelet komunale nuk ishin vetëm test i mbështetjes zgjedhore lokale, por edhe sfidë vendimtare për të ardhmen e partive politike në nivel vendi, madje ato prodhuan pasoja fatale edhe për karrierën e udhëheqësve pa suksese evidente të tyre si Memli Krasniqi, i cili me gabimin që bëri, pas shpërqendrimit politik nga Mitrovica, për ti ardhur në ndihmë rivalit politik në Prishtinë, ndoshta kurrë më nuk do të mund të rikthehet në pozicionin që kishte.
Mirëpo, sipas tij Hamza u zgjodh në mënyrë autoritare, pasi që kjo parti nuk mbajti një konventë të mirëfilltë për kryetarin e ri.
Në këtë pikë, komentoi edhe reagimet dhe qëndrimet e Enver Hoxhajt.
“Farsë që pas dështimit katastrofal ndaj Ramiz Lladrovcit në Drenas dhe humbjes së rëndë në Mitrovcë futi kaos edhe më të madh në këtë parti, e cila ka kohë që është fraksionalizuar së brendshmi, në disa grupacione, ndaj Memli Krasniqi u ndëshkua në mënyrë automatike me shkarkim nga kryetari faktik i kësaj partie dhe përmes Konventës rrufe, të mbajtur në mënyrë të super-përshpejtuar, pasditen e 17 nëntorit, Bedri Hamza u zgjodh pothuajse në mënyrë autoritare, kryetar i ri i PDK-së.
Tutje, analisti vlerëson se Hoxhaj do ishte një zgjedhje më e mirë për PDK-në si kryetar, pasi beson se do e largonte sundimin primitive nga disa persona.
“Në anën tjetër, po të ishte zgjedhur kryetar i ri i PDK-së, Enver Hoxhaj, besojë se ai do të bënte përpjekje për këndellje dhe reformim qoftë edhe të pjesshëm të kësaj partie, nëse Hoxhaj, do të arrinte t`ia hiqte nga dora, sundimin primitiv dhe vendimmarrjen me fuqi arbitrare, klanit PRONTO në krye me Sami Lushtakun dhe shokët e tij shik-ist, të cilët vazhdojnë të vërëjnë e kthjellin në këtë parti”, shpjegoi ai.
Ndër të tjera, Qarri nuk e përjashtoi mundësinë që të ketë përçarje të reja brenda PDK-së, pasi zgjedhja me shpejtësi e Hamzës në krye të PDK-së mund të ndikojë në eskalim dhe ndarje të brendshme përfundimtare.
“Se a ishte e duhura dhe më e mira, mënyra autoritare me të cilën u katapultua Bedri Hamza në krye të PDK-së, duke mbajtur konventën e 12-të, vetëm brenda pak ditëve, që duket të jetë, më tepër ngushëllim i çastit dhe arnim i përkohshëm me kosto të lartë, sidomos pas humbjes së bastionit nga kjo parti, në Mitrovicë, do të sqarohet më së miri me rezultatin në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, që duket se mund të mbahen në kohë jo të largët.
Përndryshe, përveç pakënaqësive të shprehura nga Enver Hoxhaj & Co, për kohën e shkurtër dhe mënyrën arbitrare të emërimit të Bedri Hamzës kryetar, një veprim i tillë diktatorial, ia humbi tërësisht kuptimin edhe procesit demokratik zgjedhor brenda këtij subjekti të trazuar politik, si dhe vrau besimin e elektoratit besnik, për zgjedhjen demokratike të të parit të kësaj partie, e cila edhe pas arrestimit të Thaçit e Veselit, nga Gjykata Speciale, vazhdon të dirigjohet nga pjesa e mbetur e “komandantëve” të kriminalizuar të klanit PRONTO, ndaj pas katapultimit të Bedri Hamzës me kaq shpejtësi në krye të PDK-së, gjendja mund të eskalojë deri në krijimin e fraksioneve të reja brenda partisë edhe nëse për kohë të shkurtër, nuk vije deri te ndarja përfundimtare e saj”, përfundoi Gani Qarri për “Bota sot”.
Duhanaj: Ndoshta organizimi i konventës është dukur pak sa i ngutshëm
Ndërsa, analisti politik, Leon Duhanaj tha se për nevojën e zjgedhje në PDK, kishte folu edhe ditë më parë.
Ai në prononicmin e dhënë “Bota sot”, mirëpriti ndryshimin e lidershipit të kësaj partie.

“Vetëm para pak ditësh, kam shprehur një mendim të hapur. Ndër të tjera kam bërë thirrje që PDK ka nevojë për një shkundje, gjegjësisht këndellje.
Jo për faktin që është keq, ka probleme apo diçka të ngjashme. Por, për faktin se PDK tashmë duhet të shkojë edhe një hapë me tej.
Pra nuk mjafton të mbetet partia e dytë, por duhet të bëhet partia e parë.
Për të ndodhur kjo, mendoj që është e nevojshme këndellja apo një formë rinovimi i radhëve”.
Krahas kësaj, Duhanaj potencoi se organizimi i konventës ishte i ngutshëm, por që sipas tij në këtë pikë ndikuan dy aspekte.
Megjithatë, ai vlerëson se zgjedhja e Hamzës si kryetar i PDKsë është hap i duhur i kësaj partie.
“Dorëheqja e Kryetarit të deritanishëm z. Memli Krasniqi, dorëheqje e cila ishte një hapë tejet fisnik, i hapi rrugë një reforme të brendshme.
Ndoshta organizimi i konventës është dukur pak sa i ngutshëm, por në radhë të parë besoj që është ndikuar nga situata dhe nën dy nuk besoj që me vonë do të sillte një epilog tjetër.
Sepse zgjedhja e z. Hamza në krye të PDK-së, mendoj që ka qenë një konsensus i përgjithshëm, qoftë ndër strukturat e partisë, qoftë edhe në elektoratin e gjerë.
Në ketë kontekst, mendoj që është bërë hapi i duhur në drejtim të arritjes së qëllimeve dhe synimeve me të larta partiake”, shtjelloi ai.
Në fund, analisti konsideron se Hamza do arrijë të marrë vendimet e duhura e që mund të ndikojnë në përmirësimin në vota të PDK-së.
“Mendoj që z. Hamza do të marrë hapat e nevojshëm, që t’i rinovojë radhët, duke reformuar aty ku ka nevojë edhe Kryesinë, por edhe organet tjera të partisë
Duke e hapur partinë për kuadro e frymë të re.
Nëse z. Hamza ja del me sukses t’i konsolidojë radhët dhe ta mobilizojë partinë, atëherë besoj fort që PDK mund të dali partia e parë në zgjedhje”, përmbylli Leon Duhanaj



Të tjera
9 fraza që tregojnë vetëbesim të ulët
E akuzuan se ka afërsi me Fatmir Shehollin dhe Goran Rakiçin, reagon Agim Bahtiri, sqaron arsyen pse u takua me ta
Veset e këqija që nuk duhet t’i shfaqni në punë