“Lëvizje e lirë mes Kosovës dhe Bahamasit, Presidenca: Marrëdhënie të reja diplomatike”

20.01.2026 – 21:03

Kosova dhe Bahamas heqin vizat, Presidenca: Hapi historik drejt lidhjeve të fuqishme ndërkombëtare

Një lajm i jashtëzakonshëm për qytetarët e Republikës së Kosovës! Sot, në kryeqytetin amerikan, u nënshkrua marrëveshja historike për heqjen e ndërsjellë të vizave mes Kosovës dhe Bahamasit.
Ky moment vjen pas njohjes së Kosovës nga Bahamas dhe vendosjes së marrëdhënieve diplomatike në muajin dhjetor. Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryeministri i Bahamasit, Davis, kanë theksuar se heqja e vizave përbën një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit dhe partneritetit ndërmjet dy vendeve.

“Ky është një hap i rëndësishëm që afron qytetarët tanë me njëri-tjetrin dhe forcon lidhjet mes popujve tanë,” deklaroi Presidentja Osmani gjatë ceremonisë në Washington. Marrëveshja lehtëson udhëtimet, promovon turizmin dhe zgjeron mundësitë për bashkëpunim ekonomik dhe kulturor.

Reagimi i Presidencës:

Sot, në Washington, D.C., u nënshkrua marrëveshja për heqjen e ndërsjellë të vizave ndërmjet Kosovës dhe Bahamasit.

Pas njohjes nga Bahamas dhe vendosjes së marrëdhënieve diplomatike në muajin dhjetor, Presidentja Osmani dhe Kryeministri Davis u dakorduan se ky do të ishte hapi i radhës. Ky hap dëshmon përkushtimin e përbashkët për forcimin e partneritetit ndërmjet Kosovës e Bahamas dhe, mbi të gjitha, për forcimin e lidhjeve mes qytetarëve tanë, duke i afruar ata edhe më shumë me njëri-tjetrin.

Donika Gërvalla njofton marrëveshjen historike: Hiqen vizat mes Bahamas dhe Kosovës

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka bërë të ditur se është nënshkruar marrëveshja mes Republikës së Kosovës dhe Komonuelthit të Bahamasit për heqjen reciproke të vizave për qytetarët e të dy vendeve.

“Urime të gjithë qytetarëve!”, ka theksuar Gërvalla, duke e cilësuar këtë zhvillim si një sukses diplomatik dhe dëshmi të avancimit të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

Postimi i plotë:

Sapo u nënshkrua marrëveshja mes Republikës së Kosovës dhe Komonuelthit të Bahamasit për heqjen reciproke të vizave për qytetarët e të dy vendeve. Një tjetër lajm i mirë dhe hap i mëtejmë në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe pas njohjes së fundit të Kosovës nga Bahamasi.