Një sondazh i zhvilluar në SHBA tregon se 75 për qind e publikut kundërshton përpjekjet e SHBA-së për të marrë nën kontroll Grenlandën, transmeton Anadolu.
Në sondazhin e realizuar nga kompania e pavarur kërkimore SSRS për CNN, me pjesëmarrjen e 1.209 personave, të anketuarit janë pyetur nëse do ta mbështesnin apo jo përpjekjen e SHBA-së për të marrë kontrollin e Grenlandës.
Sondazhi tregon se 75 për qind e pjesëmarrësve janë kundër kësaj ideje, ndërsa 25 për qind e mbështesin.
Sipas rezultateve, përqindja e atyre që nuk e mbështesin këtë veprim është 94 për qind te Demokratët, ndërsa 50 për qind te Republikanët.
Të pyetur për ndërmarrjen e një aksioni ushtarak të SHBA-së në Venezuelë, 52 për qind e të anketuarve kanë thënë se nuk e mbështesin një veprim të tillë ndërsa 48 për qind deklaruan se e mbështesin.
Ndryshe, presidenti amerikan Donald Trump ka shtuar retorikën e tij për marrjen e kontrollit të ishullit autonom nën Mbretërinë e Danimarkës, duke thënë sa i nevojitet SHBA-së për shkak të “sigurisë kombëtare”.
“Nëse nuk e marrim Grenlandën, do ta marrin Rusia ose Kina. Sa kohë që jam unë president, kjo nuk do të ndodhë. Prania ushtarake nuk mjafton. Duhet të kemi pronësinë”, ka thënë Trump.
Ai ka thënë se në zonën përreth Grenlandës ka prani të nëndetëseve dhe anijeve të tjera luftarake të Kinës dhe Rusisë, duke theksuar se nuk do të lejojnë një gjë të tillë.
Grenlanda ka refuzuar qasjet e SHBA-së, përfshirë edhe ato që parashikojnë transferimin e sovranitetit.



Të tjera
20 shprehi ditore që ju bëjnë më të mençur
Gjeneral Bashkim Jashari në SHBA, sheh nga afër helikopterin që pritet t’i vijë FSK-së, Black Hawk
Osmani pret Prattipatin, pranon urimin për Vitin e Ri nga Donald Trump