Kandidati për deputet, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, arkitekti, njëherësh dramaturgu virtuoz e edukatori i shumë brezave, Shefqet Gjocaj, ka përzgjedhur një formë kreative për t’i vizionuar prioritetet e tij në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Në një intepretim për peshën dhe simbolikën e numriti të tij në listën zgjedhore, Gjocaj nëntekstshëm e ka shpalosur edhe sektorin në të cilin ai do angazhohet në kapacitetet e politikanit.
’75-shi s’përbën thjesht një shenjë elektorale, por simbolin e një përfaqësimi që kulturën e përjeton si bazament të shoqërisë e të shtetit’ ka shkruar Gjocaj në faqen e tij në rrjetin social FB.
#SiguridheBegati #MosLëshoPe
VETËVENDOSJE! 116 ❤️
Albin Kurti 1 ✅️
Shefqet Gjocaj 75 ✅️



Të tjera
Perimet, frutat dhe peshku bëjnë trurin më të freskët
Heqja e 50% të masave nga BE-ja do t’i sjellë Kosovës rreth 216 milionë euro
BE hoqi masat ndaj Kosovës, të vetmet që kanë mbetur janë ato të opozitës