Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka njoftuar se kanë caktuar çmimin dhe masat tjera mbrojtëse të produkteve të naftës, me arsyetimin e mbrojtjes së konsumatorit, konkurrencës dhe mënjanimin e çrregullimit të tregut.
Marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me shumicë është dy euro centë për litër kurse marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me pakicë është dymbëdhjetë euro centë për litër.
MINT njofton se Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, ditëve në vijim do të intensifikojë mbikëqyrjen e tregut edhe sa i takon cilësisë dhe sasisë së produkteve të naftës.



Të tjera
Dikush pagoi 247 euro, aeroporti i Parisit sjell rregulla të reja për taksistët
10 gjëra që meshkujt pëlqejnë te femrat, por nuk ua thonë
Zakonet e këqija mund t’ju çojnë në depresion