Shqipërinë e vizituan rreth 9 milionë turistë deri në gusht. Krahasuar me një vit më parë, në vend hynë rreth 500 mijë apo 10 për qind më tepër të huaj.
Vetëm gjatë gushtit në vend hynë gati 2.4 milionë të huaj, rreth 200 mijë më tepër se në po të njëjtin muaj të një viti më parë.
“Kjo është “rënia” e komentuar gabimisht, ashtu sikundër edhe një e dhënë tjetër që dua ta theksoj që nuk është e vërtetë që numri i vizitorëve nga Kosova ka rënë. Përkundrazi, ka një rritje e cila nuk është një rritje e madhe, për shkak se ka pak ose aspak shqiptarë në Kosovë që nuk kanë qenë më parë në Shqipëri, ashtu sikundër ka rritje edhe Italia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe padyshim edhe Greqia”, tha kryeministri, raporton A2 CNN.
Të tjera
Vetmia – sëmundja e modernitetit
Keqtrajtimet në Hagë, OVL UÇK thërret konferencë për media
Shqipëri, Kolegji Zgjedhor Gjyqësor rrëzon ankimimin për rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve