Është gjetur nëntëvjeçari Fatos Jakupi, i cili ishte shpallur i zhdukur sot gjatë ditës nga familja.
Kryetari i fshatit Mushisht, Reshat Selimi, tha për Klankosova.tv se vogëlushi është shëndosh e mirë.
“Po, e kemi gjetur. Ai është shëndosh e mirë. Aty janë edhe ekipet mjekësore të cilët po i bëjnë një ekzaminim, por duket se është mirë me shëndet”, deklaroi ai.
Selimi dha edhe detaje tjera për fëmijën.
“E kemi gjetur në fshatin Mushtisht, 1 kilometër e diçka larg shtëpisë së tij. Ka qenë në një garazh në një shtëpi të pabanuar”, deklaroi ai.



Të tjera
Qeveria i kërkon Presidentes Osmani t’i japë autorizimin Gërvallës për një marrëveshje me Belgjikën
Çfarë të bëni kur vuani nga tensioni i ulët ?
Serbia po përdor ushtrinë si mjet shantazhi për destabilizim