Kurti nga Prizreni: Ata para nesh e lodhën veturën ‘në të parën, ne jemi në të tretën’

93.73% e votave nga mërgimtarët në Londër për Albin Kurtin

Mërgimtarët shqiptarë në Londër kanë shprehur mbështetje të për Kryeministrin Albin Kurti dhe Lëvizjen Vetëvendosje, duke i dhënë kësaj force politike plot 93.73% të votave.

Sipas rezultateve të publikuara, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka arritur të sigurojë vetëm 3%, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës (PDK) është renditur e treta me 2% të votave.

Ky rezultat dëshmon përkrahjen e madhe që Vetëvendosje dhe Albin Kurti gëzojnë në mesin e diasporës shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar, veçanërisht në Londër.