Një person ka ndërruar jetë pasi është rrokullisur me motor.
Në raportin 24 orësh të Policisë bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të martën në fshatin Novosellë.
“Raportohet se një mashkull kosovar është rrokullisur me motor. Njësiti i emergjencës, personin e lënduar e kanë dërguar për trajtim mjekësor, ku më pas i njëjti ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport.



Të tjera
Gjumi jokualitativ ndikon në shëndetin mendor
Kurti: Kompromisi në një demokraci duhet të jetë demokratik, rezultati i zgjedhjeve duhet të respektohet
Ylli i PSG-së i ofrohet Milanit, por pengesa kryesore mbetet çmimi i tij