Ish-kryenegociatorja e palës kosovare në dialogun teknik me Serbinë, Edita Tahiri, beson se hapja e urës së Ibrit për qarkullimin e automjeteve ka vetëm një synim – kamuflimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Në vlerësimin e saj Qeveria e Kosovës tashmë është pajtuar me formimin e Asociacionit ndërsa përmes hapjes së urës së Ibrit po dëshiron fshehjen e një gjëje të tillë përmes propagandës.
“Kurti me beteja te vogla po mbush hapësirën e dështimeve te medha ne Dialogun e Brukselit-Ura e Ibrit eshte restauruar nga Bashkimi Evropian tash sa vite dhe kjo propagande e Kurtit se gjoja do ta restauron e do ta hap Uren eshte per te fshehur se e ka bere gati statutin e asociacionit dhe priteni se kjo do te del ne publik sapo te hapet Ura nga BE-ja dhe Amerikanet”, ka shkruar Tahiri.



Të tjera
Hithra, karrotë dhe mollë, mëngjes plot energji
Kush punon në kompjuter ka nevojë për këtë vitaminë
Vitamina që duhet konsumuar gjatë dimrit për të humbur peshë