Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka propozuar 2 shkurtin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve, bëjnë të ditur burimet e mediave.
Ndërkaq partitë opozitare, PDK, LDK dhe AAK patën propozuar njëzëri si datë 26 janarin.
E, shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, që është edhe kryetare e Alternativës, pati propozuar 9 dhe 16 shkurtin.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dje ka deklaruar se të premten është dita e fundit kur partitë mund të shpalosin pikëpamjet e tyre për datën e zgjedhjeve, ndërsa në fund do të jetë diskrecion i Presidencës që ta zgjedhë datën më të përshtatshme.



Të tjera
10 këshilla për një flirt “të suksesshëm”
Hithra, karrotë dhe mollë, mëngjes plot energji
Kush punon në kompjuter ka nevojë për këtë vitaminë