Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka reaguar pas vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë që ia vazhduan paraburgimin ish-Presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli.
Musliu tha se kjo masë ndaj tyre është hap i rëndë dhe i padrejtësive që e bejnë të “fortit.
Ajo ka shtuar se ka ardhur koha qe sheshet e Evropës të mbushen me shqiptarë që kërkojnë lirimin e tyre.
“Paskan marrë vendim për vazhdimin e masës së paraburgimit për ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin. Kjo masë ndaj tyre është edhe një hap i rënd e i papranueshem i padrejtësive që bëjnë të “fortit”. Ka ardhë koha që shqiptarët e Kosovës edhe njëherë ti mbushin sheshet Evropës për të kërkuar drejtësi dhe për të mbrojtur luften çlirimtare.”, ka shkruar Musliu.



Të tjera
Arsyet pse njerëzit papritur humbasin interesin në ju
Mësoni se si t’i largoni papastërtitë nga lavatriçja
Shtatë shenja që ju keni një inteligjencë mbi mesataren