Manchester United triumfoi 1-0 në startin e Ligës Premier për edicionin 2024/25 përballë Fulhamit.
Heroi i Djajve të Kuq ishte transferimi i kësaj vere, Joshua Zirkzee, që realizoi në debutim në minutën e 88-të.
Por, Alejandro Garnacho i ka pushtuar rrjetet sociale dhe atë për arsye të keqe.
Sulmuesi argjentinas ishte përballë portës dhe mund të dyfishonte epërsinë për Man United në minutën e 90+4-të.
Marcus Rashford bëri një pasim perfekt te Garnacho, me këtë të fundit që kishte për detyrë vetëm ta fuste topin në rrjetë.
Mirëpo, argjentinasi as vetë ndoshta nuk mund ta imagjinojë se si e goditi topin jashtë portës së zbrazët.



Të tjera
Efektet e shëndetshme të kungullit
Superliga në mesjavë, sot do të luhen tri ndeshje
Pas 10 muajsh me plumb në mushkëri, 28-vjeçari trajtohet me sukses në QKUK me metodë moderne