Policia e Kosovës, Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjakovë, ka zhvilluar të mërkurën një aksion, që rezultoi me arrestimin e një zyrtari i cili dyshohet se është përfshirë në veprimtari të kundërligjshme. Personi që ra në prangat e Policisë është zyrtar i Komunës së Gjakovës, i dyshuar për korrupsion.
Arrestimit të tij i ka paraprirë një hetim që filloi nën dyshimet se zyrtari komunal ka keqpërdorur detyrën dhe ka gisht në një rast të korrupsionit.
Media ka mësuar ekskluzivisht se zyrtari i gjendjes civile që dyshohet se ka kryer veprën penale “Marrje ryshfeti” është Qazim Ibrahimi.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Lajmin tashmë e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
“Sot, 21.08.2024, hetuesit policorë nga Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike në Gjakovë, është arrestuar një i dyshuar për përfshirje në veprën penale ‘Marrje ryshfeti’. Rasti është trajtuar në koordinim me organet e drejtësisë, me aktvendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”



Të tjera
Çfarë duhet të hani në plazh për t’u mbrojtur nga dielli
Pse ndiheni të lodhur tërë ditën?
Njihuni me arsyet pse ju bien flokët