Barcelona i ka befasuar të gjithë me një lëvizje të papritur në pjesën e fundit të tregut të transferimeve.
Marc Pubill, mbrojtësi i djathtë i Almerías , është shfaqur si një opsion kyç për të përforcuar mbrojtjen e Barçës, duke u bërë objektivi kryesor për krahun e djathtë të mbrojtjes.
21-vjeçari ka pasur një sezon shumë të mirë me Almerian në La Liga, derisa shkëlqeu edhe në Lojërat Olimpike me Kombëtaren e Spanjës ku fitoi medaljen e artë.

Pubill ishte shumë pranë Atalantës, megjithatë në fund në testet mjekësore dështoi, me klubin italian që kërkonte diçka shtesë.
Barcelona tani po e sheh të riun si investim për të ardhmen dhe në rast se arrihet ai atëherë do të heqin dorë nga Joao Cancelo.
Për ta bindur Almerian të heqin dorë nga ylli i tyre, katalunasit duhet të paguajnë 15 milionë euro për reprezentuesin spanjoll.



Të tjera
Pritje të gjata në Merdarë, lehtësohet qarkullimi në Dheu i Bardhë
Si ta thani llakun e thonjve për një minutë
Mos e lini t’ju ikë një femër që ka këto cilësi